Duke filluar nga sot nuk ka më vula në pasaporta për udhëtimet në zonën Shengen, kjo pasi sistemi i ri digjital i kufijve të Bashkimit Europian, i cili kërkon gjurmë gishtërinjsh dhe fotografi së bashku me skanimin e pasaportave, është plotësisht funksional.
Ky ishte afati i fundit që Sistemi i Hyrje/Daljes ose EES, të ishte aktiv në çdo pikë kalimi kufitar të Shengenit në të 29 vendet pjesëmarrëse. Sistemi filloi të futet gradualisht që nga tetori për të forcuar sigurinë dhe për ta bërë udhëtimin më të lehtë, megjithëse për shkak të disa problemeve, jo çdo pikë do ta zbatojë plotësisht atë.
Ka pasur radhë të gjata në disa aeroporte europiane dhe paralajmërime se vonesat mund të jenë më të këqija gjatë periudhave të ngarkuara të festave. (A2 Televizion)