Pashkët sjellin paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Palët janë pajtuar për një armëpushim për Pashkët Ortodokse, me Vladimir Putinin që tha se ka urdhëruar trupat ruse të ndalojnë zjarrin “në të gjitha drejtimet” këtë fundjavë.
Deklarata nga Moska erdhi pasi Volodymyr Zelensky bëri thirrje të përsëritura për armëpushim, të cilat u injoruan nga Kremlini. Tani Putini ka njoftuar një armëpushim nga pasditja e së shtunës, deri të dielën e Pashkëve, duke shtuar se priste që Ukraina të “ndiqte shembullin” e Rusisë.
Megjithatë ai urdhëroi forcat e tij të jenë në gatishmëri për çdo “provokim apo veprim agresiv” të mundshëm. Lideri i Ukrainës ka shprehur gatishmërinë për të respektuar armëpushimin.
“Njerëzit kanë nevojë për një Pashkë të lirë nga kërcënimet dhe një lëvizje të vërtetë drejt paqes”, shkroi Zelenski, duke shtuar se “Rusia ka një shans që të mos kthehet te sulmet edhe pas Pashkëve”.
Megjithatë lufta vazhdon mes palëve. Një zjarr i madh raportohet në rajonin e Odesës pas një sulmi të Rusisë me dronë dhe raketa. (A2 Televizion)