Greqia, masa për të mbrojtur të miturit në internet

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2024, 08:54 | Bota

Greqia, masa për të mbrojtur të miturit në internet

Greqia ka njoftuar së fundmi planet për aplikimin e një strategjie kombëtare për të trajtuar varësinë nga interneti dhe përdorimin e tepërt të mediave sociale tek të miturit.

Kryeministri Mitsotakis prezantoi një platformë për kontrollin prindëror që ndihmon prindërit të kufizojnë kohën përpara ekranit dhe të bllokojnë përmbajtjen e papërshtatshme. Ai theksoi se ndalimi total i mediave sociale nuk është zgjidhja dhe se prindërit duhet të vendosin kufij, si në fusha të tjera të edukatës.

Një fazë e dytë e strategjisë, që do të nisë në pranverë, do të sjellë një platformë për verifikimin e moshës dhe përmirësimin e kontrollit prindëror.

Qeveria greke do të bashkëpunojë me BE-në dhe kompanitë e teknologjisë për të promovuar rregullore për përmbajtjen online për të miturit.

Një studim i OBSH-së tregoi se 13% e të rinjve grekë shfaqin shenja nga përdorimi problematik i mediave sociale, ndërsa një sondazh zbuloi shqetësim për rritjen e dhunës në internet.

Greqia gjithashtu ka ndaluar përdorimin e telefonave celularë në shkolla që nga shtatori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos