Gropat gjigante hapen në mes të rrugës, çifti i të moshuarve: Nuk dalim nga shtëpia, ajo ka 150 vjet që është ndërtuar

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 11:46 | Bota

Një çift i moshuar refuzon të evakuohet nga shtëpia e tij në Godstone, pasi dy gropat e mëdha u hapën në rrugë në këtë fshat të bukur të Surrey në Angli. Brendon dhe Catherine Davis, të cilët jetojnë në një shtëpi 150-vjeçare, kanë deklaruar se shtëpia e tyre është "ndërtuar për të qëndruar" dhe nuk kanë frikë se do të shkatërrohet nga hapjet që mund të përpijnë shtëpitë përreth.

Brendon, 87 vjeç, tha për MailOnline: "Ne nuk do të shkojmë askund. Shtëpia është ndërtuar nga gjyshi im dhe dihet që do të mbijetojë." Po ashtu, Catherine, 90 vjeç, shtoi: "Ne nuk frikësohemi. E njohim mirë shtëpinë."

Një kufizim është vendosur në rrugën kryesore të Godstone, dhe një pjesë e saj është mbyllur pas hapjes së një krateri prej 20 metrash, shkruan A2 CNN.

Disa banorë besojnë se kjo situatë ishte një "aksident që priste të ndodhte", duke fajësuar trafikun e rëndë të kamionëve që ka dobësuar rrugën. Megjithatë, është ende e paqartë për shkakun e vërtetë të hapjes së këtyre gropave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos