Hakmarrje kamikaze, ekzekutohet komandanti rus pas masakrës me 8000 viktima në Mariupol

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 09:55 | Bota

Hakmarrje kamikaze, ekzekutohet komandanti rus pas masakrës me 8000 viktima

Një komandant rus i pensionuar, Zaur Gurtsiev, është vrarë të enjten në një shpërthim në qytetin jugor të Stavropolit, që dyshohet të ketë qenë një sulm vetëvrasës.

Gurtsiev, 34 vjeç, kishte marrë disa medalje për rolin e tij në sulmet shkatërruese ndaj qytetit port ukrainas të Mariupolit, të cilat lanë rreth 8,000 civilë të vdekur.

Komiteti Hetimor i Rusisë njoftoi se trupat e dy burrave me plagë të shumta u gjetën pranë një ndërtese shumëkatëshe. Njëri nga viktimat ishte një burrë i paidentifikuar që thuhet se iu afrua Gurtsievit pak çaste para shpërthimit. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë një dritë të fortë para se regjistrimi të ndërpritej, duke lënë të kuptohet se shpërthimi ndodhi papritur.

Mediat raportuan se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një granatë e aktivizuar nga sulmuesi.

Vdekja e Gurtsievit vjen në një moment kur disa zyrtarë të lartë ushtarakë rusë janë vrarë në rrethana të ngjashme. Në muajin dhjetor, një gjeneral tjetër rus u vra në Moskë nga një shpërthim. Ngjarja ndodh gjithashtu mes tensioneve të reja diplomatike, pasi Ukraina dhe Rusia dështojnë të përparojnë në bisedimet për paqe.

Vdekja e Gurtsievit ka ngjallur reagime në Rusi, ku ai pritej të emërohej në administratën rajonale të Stavropolit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos