Hamasi letër me shkrim Trumpit: Armëpushim 60 ditor në Gaza, në këmbim të gjysmës së pengjeve

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 17:04 | Bota

Hamasi letër me shkrim Trumpit: Armëpushim 60 ditor në Gaza,

Zyrtarët e Hamasit po i dërgojnë një shënim të shkruar me dorë Presidentit Donald Trump, tha një diplomat me njohuri mbi negociatat për rrjetin partner amerikan NBC News.

Sipas mediave të huaja, në shënim ofrohet dorëzimi i gjysmës së pengjeve në këmbim të një armëpushimi 60-ditor.

Sipas një raporti nga Fox News, letra po mbahet nga Katari dhe do t'i dorëzohet Trump më vonë gjatë javës.

Një burim i ka thënë transmetuesit izraelit Channel 12 News se Hamasi nuk e ka nënshkruar ende letrën, por mund ta bëjë këtë në ditët në vijim, shkruan A2 CNN.

Përpjekjet e Katarit për ndërmjetësim janë pezulluar që nga sulmi i Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha në fillim të këtij muaji.

Izraeli beson se rreth 20 nga 48 pengjet e mbetura janë ende gjallë, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos