Shtëpitë e dy palestinezëve të akuzuar për të shtënat në një stacion autobusësh në Jerusalem më parë këtë muaj, do të shemben, tha ushtria izraelite.
Sipas mediave të huaja, gjashtë persona u vranë në sulmin në periferi të qytetit, për të cilin përgjegjësinë e mori Hamasi.
Dy burrat e akuzuar për ato të shtëna u vranë në atë incident më 8 shtator. IDF thotë se ka nënshkruar një "urdhër konfiskimi dhe prishjeje" për shtëpitë e tyre.
Izraeli shpesh ka shkatërruar shtëpitë e palestinezëve të akuzuar për sulme terroriste, shkruan A2 CNN.
Thuhet se shkatërrime të tilla i dekurajojnë sulmuesit e mundshëm palestinezë, por palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut e dënojnë këtë politikë si ndëshkim kolektiv. (A2 Televizion)