Hungaria ‘tradhton’ BE: S’kanë para, plani i riarmatimit mund të shkatërrojë Europën

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 10:46 | Bota

Hungaria ‘tradhton’ BE: S’kanë para, plani i riarmatimit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka ironizuar një plan të ri ambicioz midis vendeve të BE-së për të shpenzuar shuma të mëdha shtesë për mbrojtjen, duke thënë se ai mund të "shkatërrojë Evropën".

Sipas mediave të huaja, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, thotë se një propozim i quajtur REARM Europe mund të "mobilizojë" deri në 800 miliardë euro.

Por Orban, duke folur në radion shtetërore këtë mëngjes, tha: “Nëse tani SHBA heq dorë nga financimi i luftës, pse 26 vendet e tjera anëtare të BE-së do të kishin një shans për ta çuar këtë luftë deri në fund?”

"Sot duket se kam vënë veton. Por brenda javësh ata do të kthehen dhe do të rezultojë se nuk ka para për këto qëllime", tha më tej Orban.

Ai shtoi se mënyra përmes së cilës BE dëshiron të mbështesë Ukrainën, duke rritur gjithashtu shpenzimet e mbrojtjes të Evropës, do ta "shkatërronte Evropën".

Orban, i cili ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, tha se në vend që të zgjasë luftën, Evropa duhet të mbështesë bisedimet e paqes të Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos