Irani mund të sulmojë, Izraeli vendoset në gatishmëri ushtarake

Nga Erjon Dervishi
5 Janar 2025, 09:46 | Bota

Administrata Biden njoftoi Kongresin për një paketë ndihme prej 8 miliardë dollarësh për Izraelin, të cilat përfshijnë armatime, mijëra bomba, raketa dhe predha artilerie, në një nga shitjet më të mëdha të armëve të reja që nga fillimi i luftës në Gaza në 2023, thekson Wall Street Journal. Paketa e armëve, për të cilën zyrtarët e Kongresit morën njoftimin vetëm të premten pasdite, përfshin gjithashtu shitjen e planifikuar të mijëra bombave, raketave ajër-ajër dhe municioneve precize, transmeton A2 CNN.

Paketa e re e armëve përfshin disa artikuj që mund të sjellin kundërshtime nga demokratët që kanë kundërshtuar transferimin e bombave të mëdha në Izrael, në mënyrë që të reduktohet numri i civilëve të luftës në Gaza. Shitja e propozuar përfshin një grup komplete udhëzuese të dizajnuara për t'u pajisur me bomba të mëdha MK-84 2000 paund, si dhe bomba bunker BLU-109, citon Wall Street Journal, raporton A2 CNN.

Shitja e planifikuar e armëve, e cila vjen vetëm disa javë përpara se Presidenti Biden t'ia dorëzojë pushtetin Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, është më e madhja që qeveria amerikane ka autorizuar për Izraelin që nga paketa masive e armëve prej 20 miliardë dollarësh që administrata miratoi në gusht. Izraeli ishte gjithashtu i informuar për lëvizjen, tha një zyrtar izraelit, i cili tha se vendi priste që armët të fillonin të mbërrinin në vitin 2025, përcjell A2 CNN.

Sakaq, Izraeli është vendosur në gatishmëri të lartë ushtarake. Kreu i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, ka vendosur ushtrinë në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut se Irani mund të vendosë të marrë masa "ekstreme" kundër Izraelit në ditët në vijim. Sipas mediave izraelite masa vjen në një kohë kur Republika Islamike po përballet me sfida të shumta në nivel rajonal, pas pengesave në Liban dhe Siri dhe në nivel të brendshëm me zhvlerësimin e monedhës kombëtare, problemet e infrastrukturës dhe paqëndrueshmëria politike. Burimet theksojnë gjithashtu pasigurinë për Iranin përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos