Panik në ajër, avioni amerikan bën ulje emergjente pas alarmit në bord

Nga A2 CNN
7 Mars 2026, 19:03 | Bota

Panik në ajër, avioni amerikan bën ulje emergjente pas alarmit

Një fluturim i kompanisë ajrore Southwest Airlines u detyrua të devijojë dhe të bëjë ulje emergjente në Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport pasi një pasagjer shkaktoi alarm sigurie gjatë udhëtimit.

Bëhet fjalë për fluturimin 2094, i cili ishte nisur nga Nashville drejt Fort Lauderdale, por u detyrua të ndryshonte destinacion të premten në mbrëmje për shkak të një incidenti në bord. Sipas raportimeve të mediave amerikane, alarmi u shkaktua nga një pasagjer që ngriti dyshime për një çështje sigurie, ndërsa detajet e sakta të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, pwrcjell A2 CNN.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e tensionit brenda avionit, ku pasagjerëve u kërkohet të qëndrojnë në vendet e tyre me duart lart dhe kokën poshtë. Disa pasagjerë pretenduan se në avion ishte bërë një kërcënim për bombë, gjë që shkaktoi panik në kabinë.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Atlantas rreth orës 21:00. Pas uljes, oficerët e policisë së qytetit hynë në avion dhe arrestuan një burrë, i cili u shoqërua me pranga jashtë avionit.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse në avion u gjet ndonjë objekt i rrezikshëm apo nëse pasagjeri do të përballet me akuza penale. Incidenti vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos