Irani "skuq" qiellin izraelit, breshëri raketash në Tel Aviv, Izraeli: Banorët e Teheranit do paguajnë

Nga Rosalba Bejdo
16 Qershor 2025, 11:23 | Bota

Vijon e furishme lufta mes Izraelit dhe Iranit, teksa bota sheh e alarmuar zgjerimin e rrezikshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Raketat iraniane goditën sërish Tel Avivin dhe qytetin port të Haifës në orët e para të së hënës, duke shkatërruar banesa, e duke shkaktuar të paktën 8 viktima të reja, e rreth 100 të plagosur.

Mbi 20 persona janë vrarë e qindra të tjerë janë lënduar, pasi Teherani nisi kundërpërgjigjen e ndaj sulmeve të paprecedenta të Izraelit, që prej se mbrëmjes së të enjtes. Pamjet e shfaqura në rrjet, tregojnë një breshëri raketash mbi Tel Aviv me shpërthimet që u dëgjuan edhe në Jeruzalem.

Një sërë godinash banimi u vunë në shënjestër në një zonë të populluar të Tel Aviv-it, në sulmin që shpërtheu dritaret e hoteleve vetëm disa qindra metra larg degës së ambasadës amerikane atje. U goditën gjithashtu një treg shumë i frekuentuar në Tel Aviv, dhe zona me bare e restorante. Ambasadori i SHBA tha se godina kishte pësuar vetëm dëme të vogla po se nuk kishte lëndime të personelit. Ai njoftoi përmes një postimi se si ambasada ashtu edhe konsullata, do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së hënë.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi i fundit përdori një metodë të re që bëri që sistemet mbrojtëse  me disa shtresa të Izraelit të shënjestronin njëra-tjetrën dhe i lejoi Iranit të godiste me sukses shumë objektiva. I ashpër ishte reagimi i Izraelit, me ministrin e Mbrojtjes Israel Katz, që paralajmëroi se banoret e Teheranit do të paguanin shpejt çmimin për sulmin kundër civilëve të tyre.

Autoritetet thonë se sistemi “Iron Dome” nuk është 100 përqind efikas, dhe paralajmërojnë për ditë të vështira përpara. Sipas ministrisë së shëndetësisë në Iran, gjatë sulmeve izraelite kanë mbetur të vrarë ose të plagosur të paktën 1480 persona, me 90 perqind të viktimave që raportohet të jenë civilë.

Të dielën Irani konfirmoi gjithashtu vrasjen e kreut të njësisë së inteligjencës në Gardën Revolucionare, Mohammad Kazemi, së bashku me zëvendësin e tij Hassan Mohaqeq dhe komandantin Mohsen Baqeri.

Që prej së prej mbrëmjes së të enjtes, Izraeli ka eleminuar praktikisht të gjithë kupolën ushtarake të Republikës Islamike, përfshirë kreun e ushtrisë, atë të forcave revolucionare dhe Quds, e po ashtu shkencëtarët që drejtonin programin bërthamor. Është goditur gjithashtu zemra e programit bërthamor, në Natanz dhe Fordow, dhe një sërë bazash ushtarake.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos