Lufta Izrael-Iran, Von der Leyen: Zgjidhja më e mirë mbetet diplomacia

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 07:47 | Bota

Lufta Izrael-Iran, Von der Leyen: Zgjidhja më e mirë mbetet diplomacia

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian, i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se zgjidhja më e mirë për çështjen e Iranit mbetet diplomacia. 

Në një bisedë telefonike me Netanyahun, Von der Leyen ka shtuar edhe se është "dakord që Irani nuk duhet të ketë një armë bërthamore”.

Von der Leyen ka kritikuar më parë veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, por në deklaratën e saj theksoi se mospërputhjet e Iranit me kërkesat e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) i japin Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur.

“Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon,” shtoi Von der Leyen, shkruan A2.

Presidentja e Komisionit Europian ndodhet në Kanada për të marrë pjesë në Samitin e G7-ës, ku pritet të diskutohet konflikti mes Izraelit dhe Iranit, së bashku me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos