Italia paralajmëron BE-në për asetet e ngrira ruse: Nëse s’ka bazë të fortë ligjore, kthehet në fitore të Moskës

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 16:38 | Bota

Italia paralajmëron BE-në për asetet e ngrira ruse: Nëse

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka paralajmëruar aleatët e saj evropianë në lidhje me përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar një kredi për Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, nesër BE do të përpiqet të gjejë një mënyrë për të siguruar fonde të tjera shtesë për Kievin, me shumë anëtarë të Unionit që favorizojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Megjithatë, Italia është një nga vendet që ka shprehur shqetësime në lidhje me planin, shkruan A2 CNN.

Meloni thotë se vazhdimi i planit pa një bazë të fortë ligjore "do t'i jepte Rusisë fitoren e parë që nga fillimi i konfliktit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos