Të paktën 11 civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit pranë Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës.
Avionët luftarakë fluturuan mbi distriktin Al-Maëasi, duke goditur një kafe-internet dhe tenda ku qëndronin refugjatët palestinezë.
Më parë, televizionin Al Jazeera kishte raportuar pesë vdekje të tjera për shkak të bastisjeve izraelite në qytetin e Gazës dhe Beit Hanun, në veri të enklavës palestineze.
Mbrojtja civile e Gazës nga ana e saj raporton "të paktën 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur" për shkak të sulmeve në Rripin e orëve të fundit. (A2 Televizion)