Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”

Nga A2 CNN
25 Tetor 2024, 09:21 | Bota

Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vazhduar edhe mbrëmjen e së enjtes, teksa një bombë që goditi një shtëpi pranë Khan Yunis shkaktoi 23 viktima.

Po ashtu një sulm me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia la të vdekur 150 persona.

Sulmi ajror ndodhi gjatë natës në një kompleks banimi në kampin e refugjatëve sipas agjencisë palestineze Wafa.

Raportohet se mes viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Banorët e zonës së synuar kanë bërë kërkesa urgjente për ndihmë në transportin e të plagosurve.

Megjithatë, ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi të konsiderueshme për të arritur në vendngjarje për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat izraelite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos