“Jetojmë në një zonë të rrëzikshme”, paralajmërimi i BE: Të përgatitemi për më të keqen

Nga Erjon Dervishi
3 Nëntor 2026, 22:40 | Bota
 

Një paralajmërim i frikshëm ka ardhur nga ekzekutivi i Bashkimit Evropian. Hadja Lahbib, Komisionere Evropiane për Menaxhimin e Krizave, në Forumin Evropian të Mbrojtjes Civile, ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me një luftë totale në muajt në vijim. Gjatë një konference për mediat, zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian foli për luftën hibride dhe hakerimet e fundit në Evropë.

“Hakerat po synojnë spitalet, sistemet e komunikimit ose proceset zgjedhore, dhe vetëm dje ata goditën supermarketet tona. Ajo që dikur dukej si fantashkencë, tani është pjesë e realitetit tonë të përditshëm për sa i përket sigurisë.

Ne nuk jemi në luftë, por as në paqe. Ne jetojmë në një 'zonë gri' të rrezikshme. Dhe pikërisht ajo zonë gri mund të kthehet në të kuqe, dhe BE-ja nuk mund të rrezikojë të kapet e papërgatitur. Krizat na kanë dhënë një mësim të hidhur: duhet të jemi të përgatitur për më të keqen, përfshirë një konflikt të armatosur këtu në Evropë”.

Qëndrimi mund të duket pesimist, por fjalët e Hadja Lahbib përcjellin frikën se një skenar global tashmë i kompromentuar mund të transformohet në diçka më të keqe. Dhe siguria është parësore. Referenca është gjithashtu për ndryshimin e heshtur, por me ndikim, të klimës, nxehtësinë që shkakton zjarre shkatërruese dhe motin e keq që zhduk makinat brenda pak minutash.

Komisioni Evropian i paraqiti Forumit Evropian të Mbrojtjes Civile një lloj "kit emergjence". Ky mjet, mbi të gjitha, përqendrohet në parandalimin dhe trajnimin, duke u përgatitur për çdo skenar të mundshëm. Dokumenti trajton katër fusha kryesore të ndërhyrjes: komunikimi mbi rrezikun dhe kërcënimet, para, gjatë dhe pas emergjencave; menaxhimi i 72 orëve të para të një emergjence, nga mobilizimi i ndihmës publike deri te furnizimi me komplete emergjence; edukimi për përgatitjen, me programe studimi për qytetarët që në moshë të vogël dhe një ditë vjetore kushtuar kësaj në nivel evropian; dhe përgatitja gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos