Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda një viti. Një pohim i tillë vjen nga brenda Kremlinit. I dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin Kirill Dmitriev tha gjatë një vizite ne Arabinë Saudite se priste që lufta të merrte fund së shpejti, me gjasë brenda vitit.
Dmitriev foli pas një takimi me zyrtarë të administratës së Donald Trump në SHBA gjatë fundjavës. Vizita e tij u zhvillua pas njoftimit se një takim mes Trump dhe Putinit në Budapest ishte shtyrë.
“Jam i sigurt se jemi në rrugën e paqes dhe si paqebërës duhet ta përmbushim këtë objektiv”, ishin fjalët e tij.
Ndërsa ishte në SHBA, Dmitriev pohoi se Moska dhe Uashingtoni ishin shumë pranë një zgjidhje diplomatike për luftën. Zyrtari është pjesë e ekipit negociator të Putinit në bisedimet me SHBA, krah ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov. (A2 Televizion)
