Vrasja e Ardian Nikulajt, nis gjyqi në Apel për portugezin Saraiva. Avokati: I janë cenuar të drejtat

Nga Armand Bajrami
13 Tetor 2026, 14:22 | Kronikë

Vrasja e Ardian Nikulajt, nis gjyqi në Apel për portugezin Saraiva.

Nën masa të forta sigurie, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nisi shqyrtimin e ankimit të portugezit Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardjan Nikulajt. Ngjarja ka ndodhur në 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin. Gjykata e Lezhës e ka dënuar portugezin Saraiva me burgim te përjetshëm. Në sallë janë te pranishëm edhe familjarë të Nikulajt.

I pandehuri ka nënshkruar deklaratë që nuk njeh gjuhen shqipe dhe do behet përkthimi në anglisht nga përkthyesi. “Asnjë akt procedural nuk i është paraqitur te pandehurit në gjuhen që ai kupton, në anglisht apo portugalisht, që në fazën e hetimit, gjykimin në shkallë të parë, i janë cenuar të gjithë të drejtat”, tha avokati i tij, Kujtim Cakrani, përcjell A2 CNN. “Unë nuk jam njohur me asnjë dokument”, tha vetë Saraiva.

“I pandehuri duhet të jetë i njohur me ankimin, avokati duhet t’ia kishte vendosur në dispozicion në gjuhën angleze dhe portugeze që të njihet me ankimin e bërë kundër vendimit të shkallës se parë”, tha Prokuroria.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se nuk i është lejuar të takohet me klientin e tij. “Kam bërë disa herë kërkesa drejtorisë se përgjithshme te burgjeve, por nuk kam marrë një përgjigje, sepse kam tentuar ta takoj me përkthyes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos