“Më shumë ambasadorë përcjell Klodjan Braho sesa Ferit Xhoxha”, Strazimiri: SPAK nuk është i pavarur. Gënjen Von der Leyen apo PPE?

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 14:16 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, deklaroi se vizita e ambasadorit të ri amerikan, Eric Ëendt, në Prokurorinë e Posaçme, tregon që ky institucion nuk është i pavarur. “SPAK është një strukturë politike që bën dhe aktivitet diplomatik, pret e përcjell më shumë se sa ministri i Jashtëm diplomatë të huaj, persona të shërbimit të jashtëm të një vendi të huaj që janë të betuar mbi një Kushtetutë të huaj dhe që nuk duhet të ishin atje. Unë mendoj që kjo është një provë që SPAK nuk është një strukturë e pavarur”, tha Strazimiri në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

“Ju e shikoni më shumë ambasadorë pret dhe përcjell Klodian Brao apo Altin Dumani para tij, apo Arben Kraja, nga ç' pret Ferit Hoxha. Nuk ndodh kjo në Greqi, nuk ndodh kjo në Itali, nuk ndodh kjo në Francë, nuk ndodh kjo në Austri, nuk ndodh në asnjë vend anëtarë të NATO-s apo anëtar të Bashkimit Europian”.

Strazimiri iu bashkua kritikëve të Presidentes së Komisionit Europian, duke thënë se gjatë vizitës në Tiranë duhet të permendte edhe protestuesit. “Ajo i përket grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, që kanë bërë 3 rezoluta për Shqipërinë.

“Partitë Popullore Evropiane, EPP-ja, mazhoranca në Parlamentin Europian, kanë miratuar tri rezoluta deri tani, para zgjedhjeve, gjatë dhe pas zgjedhjeve, të cilat tregojnë se Shqipëria është një narkoshtet, se këtu nuk ka më zgjedhje të lira dhe të ndershme, se qeveria nuk pyet më as për ligjin, as për Kushtetutën dhe se ka lidhje të forta me narkotrafikun. Tashmë, këto janë çështje që po i nxjerrin edhe mediat europiane. Nuk është se po i thotë opozita apo gazeta RD”, tha Strazimiri.

“Të gjitha këto rezoluta tregojnë se ka një mospërputhje. Gënjen Partia Popullore Europiane e zonjës Von der Leyen në rezolutat që nxjerr. Gënjen edhe deputetja e grupit të të Gjelbërve, e cila foli dje dhe së cilës zonja Von der Leyen nuk iu përgjigj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos