
Flota e Rusisë fuqizon prezencën e saj në detin Mesdhe, në kundërpërgjigje të vendosjes së disa luftanijeve të Shteteve të Bashkuara nga kriza në Lindjen e Mesme. Fregata Neustrashimy ka kaluar Gjibraltarin bashkë me furnizuesin Yelnya.
Nëse nuk do të bëjnë ndonjë ndalesë në Algjeri, vend me të cilin Rusia ka përforcuar marrëdhëniet, mjeti luftarak do të mbërrijë së shpejti në Kanalin e Siçilisë. Luftanija masive është ndërtuar si një shkatërruese në fund të Bashkimit Sovjetik.
Përgjatë viteve i është nënshtruar disa rregullimeve. E gjatë 129 metra, fregata posedon raketa lundrimi dhe kundërajrore, raketa anti-nëndetëse; silurët, një top me zjarr të shpejtë dhe një helikopter. Ajo vjen nga një ekspeditë në Havana ku u stërvit me marinën Kubane. (A2 Televizion)