Të paktën 5 persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidentit të rëndë që u regjistrua në qytetin e Limës në Peru.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet një kamion me tulla që humbet kontrollin dhe përplas çdo gjë që gjen përpara, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe të lënduar.
Sipas të dhënave, drejtuesi i mjetit ka treguar se mjeti doli nga kontrolli për shkak të një problemi në sistemin e frenimit, teksa hetimet vijojnë.
Ndalimi ishte i kamionit ishte i vështirë për shkak të ngarkesës me tulla që ai kishte, të cilat u shpërndanë në të gjithë rrugën, duke vënë në rrezik kalimtarët. (A2 Televizion)