Kapen 100 kg kokainë në portin maltez

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 07:15 | Bota

Kapen 100 kg kokainë në portin maltez

Policia malteze sekuestroi rreth 100 kg lëndë narkotike të llojit kokainë me një vlerë rreth 14 milionë euro në Malta Freeport.

Sipas një njoftimi për shtyp, rreth 50 pako kokainë u kapën mbrëmjen e së mërkurës gjatë një bastisjeje në Malta Freeport, një nga portet ndërkombëtare më të ngarkuara në Evropë që ndodhet në pjesën juglindore të Maltës.

Droga u gjet e fshehur mes grumbujve me shufra teli e çeliku në një kontejner që sapo kishte mbërritur nga Ekuadori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos