Protestat e fundit të studentëve që u përshkallëzuan në dhunë, ministri Ervin Demo i kosnideroi shumë sfiduese për policinë. Në daljen për mediet në krah kishte kreun e policisë, ndërsa tregoi shifrat e të plagosurve përgjatë 17 ditëve tubim,
“Nga 347 të lënduar, 200 prej tyre, rreth 200 prej tyre, janë punonjës të Policisë së Shtetit.”
Kritikave për policinë e shtetit që ka tejkaluar kompetencat, ministri tha se shumë shpejt efektivët do të pajisen me kamera trupi.
“Sa i përket transparencës së veprimeve të Policisë së Shtetit që janë kamerat e trupit që ne shumë shpejt do t'i vendosim në funksion duke filluar me punonjësit e Policisë së Shtetit në Bashkinë e Tiranës, ku do të kemi tashmë përdorimin e këtyre imazheve për të faktuar edhe dhunën apo veprave jo të ligjshme”.
Një ditë para protestës kombëtare të njoftuar nga studentët dhe Partia Demokratike, drejtori i policisë Skënder Hitaj bëri thirrje për të shmangur dhunën.
“Dëshiroj të përsëris edhe një herë thirrjen time publike, në radhë të parë për prindërit, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të tyre në situata ku ushtrohet dhunë dhe rrezikohet siguria e tyre”.
Nga ana tjetër ministri Demo foli edhe për rritjen e pagave për efektivët duke nisur nga janari 2027.
“Do të rritet me plus 20,000 lekë të reja, por patjetër edhe të gjithë punonjësit e tjerë të Policisë me plus 15,000 lekë të reja”.
Demo foli edhe për hetimet që po kryhen për të zbuluar personat e dhunshëm në protestë. (A2 Televizion)