Katedralja Notre Dame e restaururar në foto

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 16:24 | Bota

Katedralja Notre Dame e restaururar në foto

Pesë vjet pasi zjarri shkatërroi Katedralen Notre Dame në Paris, ajo është ngritur nga hiri dhe është shndërruar në një pamje spektakolare.

Katedralja Notre Dame e restaururar në foto

Imazhet e një vizite në terren nga presidenti francez Emmanuel Macron treguan brendësinë e katedrales ikonike, hapësirat e saj të gjera dhe të hapura të mbushura me dritë në një ditë dimri të freskët dhe me diell.

Katedralja Notre Dame e restaururar në foto

Katedralja tërhoqi miliona adhurues dhe vizitorë çdo vit përpara zjarrit të 15 prillit 2019, që detyroi mbylljen e saj dhe e ktheu monumentin në zemër të Parisit në një zonë të ndaluar, përveç artizanëve, arkitektëve dhe të tjerëve të mobilizuar për rindërtimin.

Katedralja Notre Dame e restaururar në foto

Jashtë monumenti është ende një kantier ndërtimi, me skela dhe vinça. Por pjesa e brendshme e rinovuar, u shfaq në lavdinë e saj të plotë të premten për herë të parë përpara se publiku të lejohet të hyjë përsëri më 8 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos