"Ukraina në prag të ndarjes", i dërguari i posaçëm i Trump i thotë "jo" Ukrainës në NATO

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 15:13 | Bota

Administrata amerikane e Donald Trump ka në plan të arrijë sa më shpejt një armëpushim në konfliktin Ruso-Ukrainas. Ky është plani fillestar i paraqitur nga Keith Kellog, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, për konfliktin Rusi-Ukrainë. Kellogg, ish-këshilltari 80-vjeçar i Trump për sigurinë kombëtare, ka paraqitur planin e tij të paqes në disa detaje, duke e publikuar atë më herët në Institutin Amerikan të Politikave, “America First”.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për përfshirje në një konflikt tjetër dhe stoqet e tyre të armatimit kanë vuajtur nga ndihma ndaj Ukrainës, duke e lënë vendin potencialisht të ekspozuar në çdo konflikt me Kinën mbi Tajvanin. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO-mbetet një perspektivë shumë e largët, e ofruar paraprakisht për Kievin në solidaritet simbolik - duhet të ndalet për një kohë të pacaktuar, "në këmbim të një marrëveshjeje paqeje gjithëpërfshirëse dhe të verifikueshme me garanci sigurie", tha Keith Kellog.

Kellog në planin e tij thekson se ndihma e ardhshme e SHBA - me gjasë e dhënë si hua - do të kushtëzohet nga negociatat e Ukrainës me Rusinë dhe SHBA do të armatosë Ukrainën në masën që mund të mbrojë veten dhe të ndalojë çdo përparim të mëtejshëm rus para dhe pas çdo marrëveshje paqeje. Ky sugjerim i fundit thekson CNN, vjen nga fakti i përparimit të shpejtë të Moskës që po ndodh në Ukrainën lindore dhe niveli i lartë aktual i ndihmës amerikane tashmë e bën Kellogg të pakënaqshëm.

Armatosja e Ukrainës në masën që mund të ndalojë përparimet e tanishme dhe të ardhshme ruse do të jetë gjithashtu e vështirë, thekson CNN. Plani vëren se Shtetet e Bashkuara prodhojnë 14,000 155 fishekë artilerie në muaj, të cilat Ukraina mund t'i përdorë në vetëm 48 orë. Në mënyrë paradoksale, Kellogg dëshiron që SHBA të armatosë më shumë Ukrainën, por gjithashtu pranon se ata vërtet nuk munden.

Sakaq, analistë dhe ekspertë perëndimorë të gjeopolikës, besojnë se situata në Ukrainë është tepër e vështirë. Politologu amerikan Ian Bremmed thekson për median gjermane, Bild, se Ukraina duhet të përgatitet për humbjen e Donbasit.

“Rusia ka pushtuar territore të mëdha dhe nuk do të heqë dorë prej tyre. Dhe Ukrainës aktualisht i mungojnë opsionet ushtarake për ta rimarrë atë”, tha eksperti amerikan. Ukraina është në prag të ndarjes, tha Bremmer, për Bild.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos