Kërcënimi i fortë i Moskës: Luftë NATO-Rusi nëse dërgohen trupa në Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
27 Shkurt 2024, 13:22 | Bota


Një konflikt i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s, do të bëhej i pashmangshëm nëse aleanca ushtarake dërgon trupa për të luftuar në Ukrainë. Është paralajmërimi i fortë që vjen nga Kremlini, pak orë pasi presidenti francez i hapi derën mundësisë së dërgimit të forcave perëndimore në Kiev, edhe pse theksoi se konsensusi mbi një hap të tillë nuk ishte arritur.

Thjesht fakti që po diskutohet mundësia e dërgimit të kontingjenteve të caktuara në Ukrainë nga vendet e NATO-s është një element i ri shumë i rëndësishëm. Në këtë rast, nuk do të flisnim më për mundësinë, por pashmangshmërinë e një lufte NATO-Rusi”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas Rusisë, dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë nuk do të ishte në interesin e perëndimit. Aleanca ushtarake nga ana e vet, ka nxituar të sqarojë se nuk ka në plan të dërgojnë forca në shtetin në luftë.

Aleatët po i sigurojnë mbështetje të paprecedentë Ukrainës. Po e bëjmë që prej 2014 dhe e kemi intensifikuar pas luftës ruse. Por nuk ka plane për dërgimin e trupave luftarak në terren”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg.

Gjithashtu një funksionuar i Shtëpisë së Bardhë, pohoi se shtetet e bashkuara nuk kanë ndërmend të ndërmarrin një hap të tillë. Rusia sakaq, deklaroi të martën se kishte parandaluar një sulm terrorist me armë kimike nga ukrainasit në rajonin e Zaporizhias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos