“Kërcënimi terrorist në Francë nuk ka qenë kurrë kaq i pranishëm”. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, në një intervistë për gazetën Le Parisien me rastin e dhjetëvjetorit të sulmit kundër gazetës satirike Charlie Hebdo. Sipas tij 9 sulme islamike, duke përfshirë tre kundër Lojërave Olimpike, u parandaluan në Francë vitin e kaluar.
“Por Franca mund të goditet nesër. Natyra e kërcënimit ka ndryshuar. Tani është kryesisht endogjen: individët e rinj janë të radikalizuar përmes mediave sociale. Vetëm vitin e kaluar, shërbimet tona parandaluan nëntë sulme, numri më i lartë që nga viti 2017", tha Retailleau.
Kopertina e Charlie Hebdo “Dëshira për të qeshur nuk do të vdesë kurrë!”, është mesazhi në edicionin special të revistës, në dhjetëvjetorin e masakrës xhihadiste që shkatërroi një pjesë të redaksisë në zemër të Parisit. Presidenti Emmanuel Macron dhe kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, do vizituan sot rrugën Nicolas Appert, duke bërë homazhe për viktimat e sulmit.
"Dëshira për të qeshur është një aspekt i natyrës njerëzore. Të gjithë duan dhe kanë nevojë të qeshin. Të braktisësh satirën do të thotë të braktisësh një pjesë të njerëzimit", u shpreh drejtori i Charlie Hebdo, Riss.
''Ironia dhe satira janë universale. Jashtë vendit, ka ende njerëz që 'janë Charlie'. Kudo në botë, njerëzit e kuptojnë se çfarë do të thotë Charlie”, shtoi Riss.
Edhe presidentja e KE-së Von der Leyen u shpreh se burrat dhe gratë e Charlie Hebdo u vranë për
"Burrat dhe gratë e Charlie Hebdo u vranë për atë që përfaqësonin. Vlerat e Francës dhe Evropës. Lirinë e shprehjes. Demokracinë. Pluralizmin. Ne nderojmë kujtimin e tyre. Dhe ne luftojmë pa u lodhur kundër terrorizmit dhe fundamentalizmit fetar", tha presidentja e Komisionit të BE-së në X dhjetë vjet pas sulmit në Paris.
Dy persona të armatosur të maskuar të lidhur me Al Kaedën sulmuan 10 vjet më parë që në atë zyrat e Charlie Hebdo dhe vranë 12 persona. Sulmuesit u përpoqën të hakmerreshin për Profetin Muhamed pas karikaturave ateiste dhe shpesh provokuese të publikuara nga revista. (A2 Televizion)