Kina dhe SHBA kanë mbajtur gjatë muajit mars, bisedimet e para, gjysmëformale, lidhur me çështjen e armëve bërthamore. Siç bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Pekini i ka dhënë garanci Uashingtonit se nuk do të përdore armët bërthamore në rast të një konflikti me Tajvanin.
Po ashtu, Kina i ka premtuar Uashingtonit se nuk do të ndjeke retorikën kërcënuese me përdorim të armëve atomike, ndaj ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike të Tajvanit, të cilin e konsideron si të vetin. “Na thanë se janë plotësisht të bindur se do të fitonin në një luftë konvencionale ndaj Tajvanit, pa përdor armë bërthamore”, citon Reuters, një zyrtar amerikan që organizoi takimin e zhvilluar në një hotel në Shangai të Kinës. Diskutimet jozyrtare mes dy superfuqive, u zhvilluan teksa Uashingtoni dhe Pekini gjenden në një ngërç diplomatik mes tyre sa i përket të ardhmes së ishullit të Tajvanit.
Diskutime të tilla thonë analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk mund të zëvendësojnë negociatat formale "që kërkojnë nga pjesëmarrësit të flasin me autoritet për çështje mbi të cilat shpesh janë shumë të ndarë, citon Reuters. Kina kurrë nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit te forcës për të vënë nën kontroll Tajvanin dhe gjatë katër viteve të fundit ka rritur aktivitetin ushtarak rreth ishullit. Bisedimet jo zyrtare midis Kinës dhe SHBA-së, janë pjesë e një dialogu prej afro dy dekadash për armët bërthamore por diskutimet kanë 5 vite që kanë ngecur për faktin se administrata Trump tërhoqi fondet në 2019. (A2 Televizion)