Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri armiqësie ndaj Evropës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 18:30 | Bota

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putini arrin një nivel të ri

Duke folur përkrah ministrave të Mbrojtjes të E5, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, i quajti veprimet e Rusisë "të rrezikshme, të pamatura dhe të pashembullta", pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.

Sipas mediave të huaja, ai tha gjithashtu se u ka kërkuar forcave të armatosura britanike të shqyrtojnë mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Poloni.

"Mbrëmë, Putini arriti një nivel të ri armiqësie kundër Evropës", paralajmëron Healey, shkruan A2 CNN.

Ai vazhdon më tej duke thënë: “Ne pamë përtej kufirit lindor të NATO-s një shkelje serioze të hapësirës ajrore polake, aq të thellë saqë Aeroporti i Varshavës u mbyll dhe avionë luftarakë të NATO-s që rrëzuan dronë rusë, në atë që është veprimi i parë mbrojtës i këtij lloji që kur Putini nisi sulmin e tij në shkallë të plotë ndaj Ukrainës.”

Healey gjithashtu i dërgon një mesazh Vladimir Putinit:

"I themi Presidentit Putin, agresioni juaj shërben vetëm për të forcuar unitetin midis kombeve tona të NATO-s.

Agresioni juaj shërben vetëm për të forcuar vendosmërinë tonë për të qëndruar në krah të Ukrainës.

Dhe agresioni juaj na kujton se një Evropë e sigurt ka nevojë për një Ukrainë të fortë dhe se siguria e Evropës fillon në Ukrainë."

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos