Pasi reagoi me kryeministren Giorgia Meloni, Italia ka thënë fjalën e saj edhe me Presidentin sa i përket shkeljes së hapësirës nga dronët rusë në Poloni.
Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate Sergio Mattarella e quajti situatën alarmante.
“Ajo që është alarmante është se po lëvizim përgjatë një gremine ku, edhe pa dashje, mund të rrëshqasim në një humnerë dhune të pakontrolluar”, tha ai, shkruan A2 CNN,
Kjo u deklarua nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, duke folur nga Lubjana në pjesën e parë të vizitës së tij në Slloveni.
Kreu i shtetit italian kujtoi atë që ndodhi në vitin 1914 me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke shpjeguar se “sjellja e pamatur ka pasoja, edhe nëse ato nuk janë të qëllimshme me vetëdije”. (A2 Televizion)