“Kjo është një luftë e re”, Lavrov paralajmëron Perëndimin për raketat ATACMS

Nga Erjon Dervishi
19 Nëntor 2024, 19:25 | Bota

“Kjo është një luftë e re”, Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar fillimin e një luftë të re kundër perëndimit, pas vendimit të Ukrainës për të goditur Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi. Në reagimin e tij nga Samiti i G20 në Brazil, shefi i diplomacisë ruse, theksoi se Moska do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

"Fakti që ATACMS u përdor në mënyrë të përsëritur në rajonin e Bryansk sonte - sigurisht, është një sinjal se ata duan të përshkallëzojnë konfliktin. Është e pamundur të përdoren këto raketa të teknologjisë së lartë pa amerikanët. Putin e ka thënë këtë gjë shumë herë. Ne do ta shohim këtë si një fazë të re të luftës perëndimore kundër Rusisë dhe do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, tha Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Rusisë.

Moska i bëri thirrje Perëndimit që të "studiojë me kujdes doktrinën e përditësuar bërthamore ruse".

Nga ana e tij, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë një konferencë për mediat me Presidenten e Danimarkës vuri në dukje se Ukraina do të përdorë të gjitha raketat me rreze të gjatë kundër Rusisë.

“Ukraina ka aftësi me rreze të gjatë, Ukraina ka drone me rreze të gjatë të prodhuar në Ukrainë, ne tani nuk kemi vetëm një Neptun "të gjatë". Dhe ne tani kemi ATACMS, dhe ne do t'i përdorim ato, të gjitha ato”, tha Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Rusia sulmoi një zonë rezidenciale civile në Ukrainë për herë të tretë në tre ditë. Të paktën dymbëdhjetë njerëz u vranë, duke përfshirë një fëmijë, thanë autoritetet ukrainase. Një dron Shahed goditi një konvikt në një institucion arsimor në qytetin Hlukhiv. U plagosën 11 persona, mes tyre dy fëmijë. Njerëzit gjenden ende të bllokuar nën rrënoja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos