Konfirmohet lideri i ri, Mojtoba “varur” në mur, presidenti i Iranit u kërkon falje fqinjëve për sulmet: S’do të ketë më

Nga Xhevahir Qardaku
7 Mars 2026, 12:44 | Bota

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, u kërkon falje fqinjëve për sulmet që erdhi si reagim ndaj bombardimeve amerikane dhe izraelite. Megjithatë kërcënoi sërish duke thënë se nëse do të ketë sulme nga fqinjët, Irani do të lëshojë raketa e dronë. Në këtë dalje publike, presidenti konfirmoi dhe liderin e ri suprem, që është djali i ajatollahut të vrarë, Moxhtaba Khamenei, portreti zyrtar i të cilit qëndroi në mur.

“Unë personalisht u kërkoj falje vendeve fqinje që u prekën nga veprimet e Iranit. Komandantët, udhëheqësit dhe të dashurit tanë humbën jetën për shkak të agresionit brutal që ndodhi, dhe forcat tona të armatosura janë heronj që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur integritetin tonë territorial. Nuk kishim ndërmend të sulmonim vendet fqinje, siç e kam thënë shumë herë, ata janë vëllezërit tanë. Duhet të bashkojmë duart dhe të vendosim paqen dhe qetësinë, dhe shpresoj që këto ngjarje dhe vendimi që morëm dje në këshillin tonë të përkohshëm udhëheqës do të ndihmojnë në arritjen e kësaj. Vendimi iu komunikua forcave të armatosura që tani e tutje ato nuk duhet të sulmojnë vendet fqinje ose të qëllojnë me raketa, përveç nëse ato vende na sulmojnë. Kjo është një luftë dhe ne jemi përgatitur. Dinjiteti nuk mund të fitohet duke qenë me dhelprat dinake, gënjeshtarët dhe njerëzit që të marrin jetën. Nëse kemi dallime, është më mirë të ulemi së bashku dhe t'i zgjidhim ato në mënyrë paqësore, por le të mos bëhemi lodër e Izraelit dhe Amerikës.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos