“Gjendje armiqësie e paprecedentë me Iranin”, Liga Arabe mbledhje urgjente për sulmet iraniane

Nga A2 CNN
7 Mars 2026, 10:13 | Bota

“Gjendje armiqësie e paprecedentë me Iranin”, Liga Arabe

Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe do të zhvillojnë një takim urgjent të dielën për të diskutuar sulmet e Iranit ndaj disa vendeve anëtare të organizatës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi, që do të mbahet përmes një video-konference, u kërkua nga Kuvajti, Arabia Saudite, Katari, Omani, Jordania dhe Egjipti, tha Hossam Zaki për Agence France-Presse.

Vendimi erdhi pak para se presidenti iranian Masoud Pezeshkian të kërkonte falje ndaj vendeve fqinje për sulmet.

Fushata e madhe ajrore e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, e nisur një javë më parë, më 28 shkurt, ka nxitur kundërpërgjigjen e Iranit me sulme ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit.

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, i ka dënuar sulmet iraniane, duke thënë se ato janë “plotësisht të papranueshme” dhe “jo vetëm një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare dhe e Kartës së Kombeve të Bashkuara, por edhe një sulm ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë”.

Sipas tij këto sulme “krijojnë një gjendje armiqësie të paprecedentë midis Iranit dhe fqinjëve të tij arabë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos