Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Nga A2 CNN
7 Mars 2026, 10:02 | Bota

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një

“Kërkesa e Shteteve të Bashkuara për një dorëzim pa kushte është një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”. Është kjo kundërpërgjigjja e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte deklaroi se vetëm “dorëzimi pa kushte” i Iranit do t’i jepte fund ofensivës që u nis një javë më parë.

Pezeshkian e bëri këtë deklaratë në një fjalim të regjistruar paraprakisht që u transmetua të shtunën nga televizioni shtetëror.

Ai gjithashtu kërkoi falje për sulmet e Iranit ndaj vendeve të rajonit, duke këmbëngulur se Teherani do t’i ndalë ato dhe duke sugjeruar se sulmet mund të kenë ndodhur si pasojë e një keqkuptimi në radhët e forcave ushtarake.

“Kërkoj falje… nga vendet fqinje që u sulmuan nga Irani”, tha Pezeshkian.

Komentet erdhën ndërsa sulmet iraniane goditën shtetet arabe të Gjirit të shtunën, ndërkohë që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara vazhduan sulmet ajrore që synojnë Iranin.

Të shtunën në mëngjes u raportuan sulme të përsëritura ndaj Bahrenit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos