All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Krishtlindje në frontin e luftës: Betlehemi “në vaj” për viktimat, Ukraina feston në një ditë me Perëndimin

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2023, 09:54 | Bota
All - Paragraf - 1

Krishtlindje në frontin e luftës: Betlehemi “në vaj”

Bethlehem i priti Krishtlindjet pa pelegrinë këtë vit pasi festimet u anuluan për shkak të luftës, kurse Kievi, për herë të parë i festoi në të njëjtën ditë si Perëndimi.

All - Paragraf - 3

“Festimet e Krishtlindjes në Bethlehem janë lënë në hije për shkak të konfliktit të armatosur në Gaza”, u shpreh Ati i Shenjtë në vigjilje të Krishtlindjes.  

“Zemrat tonë këtë mbrëmje janë në Bethlehem, ku paqja është mohuar sërish nga logjika e gabuar e luftës...,” shtoi Papa Françesku të dielën gjatë meshës në Vatikan.

Qyteti i Betlehemit në Bregun e pushtuar Perëndimor, vendi i shenjtë për krishtërimin ishte i shkretuar këtë vit pasi shumica e festimeve u anuluan për shkak të luftimeve në Rripin e Gazës.

All - Paragraf - 6

“Ka shumë që po vdesin për këtë tokë, është e vështirë të festosh diçka kur njerëzit tanë po vdesin,” u shpreh Nicole Nazar, një studente 18-vjeçare në sheshin Manger të mbetur bosh.

Siç raportojnë mediat, edhe në rrugët e qyteteve siriane nën kontrollin e qeverisë, shpirti i festës mungoi.

Nga ana tjetër, ukrainasit ortodoksë, i festuan Krishtlindjet më 25 dhjetor, njëlloj si Perëndimi duke sfiduar Moskën ku Lindja e Krishtit kujtohet më 7 janar.

All - Paragraf - 9

“Ne lutemi për fundin e luftës. Ne lutemi për fitore,” deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky.

Kjo është hera e parë në historinë e Ukrainës moderne që besimtarët ortodoksë i festojnë Krishtlindjet në të njëjtën ditë me katolikët. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos