Kur tradhtia bëhet publike, zbulohen lidhje të tjera sekrete të Alice Huang

Nga Erjon Dervishi
23 Nëntor 2026, 18:05 | Bota

Emri i Alice Huang është kthyer në simbolin tradhëtisë dhe spiunazhit. Sipas një raporti në "New York Times", agjencitë amerikane të inteligjencës gjurmuan kontaktet e Alice Huang me agjencinë më të lartë të inteligjencës së Kinës për më shumë se një vit. Gruaja në qendër të skandalit Nvidia thuhet se ishte në kontakt me një oficer të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit të Kinës nga pranvera e vitit 2025 deri në vjeshtën e këtij viti.

Gazeta citon disa persona të njohur me raportet e inteligjencës në lidhje me takimet. Periudha kohore përputhet, të paktën pjesërisht, me marrëdhënien e Alice Huang me Jensen Huang, i cili në atë kohë drejtonte Nvidia-n, prodhuesin kryesor në botë të çipave të inteligjencës artificiale. Megjithëse ndajnë të njëjtin mbiemër, të dy nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Sipas raportit, ka gjithashtu indikacione se partneri i biznesit i Alice Huang, Kang Wei, të cilin ajo shpesh e prezantonte si bashkëshortin e saj, punonte me të njëjtin shërbim. Për më tepër, thuhet se Alice Huang është takuar me përfaqësues të Ministrisë së Sigurisë Publike, agjencisë kryesore policore të Kinës.

Shtëpia e Bardhë dhe një zëdhënës i Jensen Huang nuk pranuan të komentonin për gazetën. Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Ambasada Kineze në Uashington, Alice Huang dhe Kang Ëei nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të dielën. Reuters gjithashtu fillimisht nuk mori asnjë përgjigje nga Nvidia, Jensen Huang ose ambasada.

Sipas Neë York Times, këto kontakte përkojnë gjithashtu me periudhën në të cilën kompania e Alice Huang, Megaspeed, bleu sasi të mëdha çipash të përparuar Nvidia. Disa nga këto çipa thuhet se shkuan në qendrat e të dhënave në Azinë Juglindore që u shërbenin kompanive kineze të teknologjisë si Alibaba; dyshohet se çipa të tjerë janë futur kontrabandë në Kinë.

Për dekada të tëra, Ministria e Sigurisë (MSS) e shihte misionin e saj si kundërzbulim dhe mbrojtje të sundimit të Partisë Komuniste. Në prill, Ministri Chen Yixin shtoi një detyrë të gjashtë: të kapërcente "bllokadat" që kufizojnë aksesin e Kinës në teknologji kyçe si inteligjenca artificiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos