Ky është momenti kur policët e zhvendosin lavatriçen dhe hapin kapakun, duke zbuluar një palë shkallë druri që të çojnë në katin nëntokësor.
Më tej shfaqen korridore të ngushta, të pastruara dhe të mirëajrosura, ndërsa në fund të tyre ndodhej një hapësirë e madhe, e mbushur me bimë narkotike.
Organizatorët duket se kishin menduar se askush nuk do të mund t'i zbulonte, deri në momentin kur blutë e Shkodrës ndërhynë, duke vënë në pranga 10 persona.
Në magazinë u gjetën rreth 2 600 rrënjë kanabisi, si dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar dhe e tharë, e cila ishte bërë gati për t'u hedhur në treg.
Operacioni policor i koduar “Labirinti” zbuloi një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit përmes llambave. Mes të arrestuarve janë edhe dy gra.
Në pranga ranë:
Dorjana Kovaçi, 36 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
Migena Perçi, 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
Agim Kovaçi, 61 vjeç, banues në Cërrik;
Endrit Kovaçi, 41 vjeç, banues në Cërrik;
Ronaldo Dule, 28 vjeç, banues në Cërrik;
Arben Guri, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Artur Lika, 46 vjeç, banues në Poliçan;
Fatmir Luka, 18 vjeç, banues në Cërrik;
Anton Toli, 30 vjeç, banues në Cërrik;
Ervin Toli, 25 vjeç, banues në Mirditë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, bëjnë me dije se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të. (A2 Televizion)