All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lajmi për vdekjen e Navalny, reagon zëdhënësja: Nuk kemi ende konfirmim, avokati është nisur në Siberi

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 13:15 | Bota
All - Paragraf - 1

Lajmi për vdekjen e Navalny, reagon zëdhënësja: Nuk kemi

Pas lajmit të shpërndarë në media, të cilat citonin shërbimin e burgjeve ruse, për vdekjen e liderit opozitar rus Alexei Navalny, ka reaguar edhe zëdhënësja e tij Kira Yarmysh.

All - Paragraf - 3

Në një postim në X, ajo shprehet se nuk ka ende ndonjë konfirmim për vdekjen e tij, ndërsa avokati i 47-vjeçarit është nisur drejt Siberisë.

"Shërbimi Federal i Ndëshkimit në Distriktin Yamalo-Nenets po shpërndan lajme për vdekjen e Alexei Navalny në IK-3. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim për këtë. Avokati i Navalny tani po fluturon për në Siberi dhe ekipi i tij do të raportojë më shumë informacione”, deklaroi ajo.

Navalny u pa për herë të fundit në një video-telefonatë në janar, duke bërë shaka për veshjen e tij të burgut në regjimin penale të Arktikut në të cilën ishte transferuar një muaj më parë.

All - Paragraf - 6

Kolonia IK-3, me nofkën "Ujku Polar", është në qytetin verior të Kharp, rreth 1,900 km në veri-lindje të Moskës dhe është një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda.

Duke folur me gazetarët në video-telefonatë, Navalny dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, duke bërë shaka se nuk kishte marrë ende ndonjë postë për Krishtlindje, për shkak se ishte "shumë larg".

  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos