"Largoni trupat nga Ukraina" Olaf Scholz telefonon Putin për herë të parë pas vitit 2022

Nga Erjon Dervishi
15 Nëntor 2024, 19:18 | Bota

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë trupat. Reagimin e tij, kancelari gjerman e dha gjatë një telefonate, të parën që pas fillimit të luftës në vitin 2022, me liderin e Rusisë, Vladimir Putin. Scholz sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane tha se Gjermania do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane. Scholz gjithashtu i tha Putinit se Rusia duhet të përgatitet për të negociuar me Ukrainën me qëllim të arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Kancelari i kërkoi Rusisë të tregojë gatishmëri për të hyrë në bisedime me Ukrainën me qëllim të arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai theksoi vendosmërinë e pandërprerë të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të qeverisë gjermane.

Telefonata e Scholz dhe Putin vjen në kohën kur Ukraina përballet me kushte gjithnjë e më të vështira në fushën e betejës mes mungesës së armëve dhe personelit ndërsa forcat ruse bëjnë përparime të qëndrueshme. Gjermania është mbështetësi më i madh financiar i Ukrainës dhe ofruesi më i madh i saj i armëve pas Shteteve të Bashkuara, mbështetja e ardhshme e së cilës për Kievin duket e pasigurt pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Sakaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar përsëri ndihmë nga perëndimi. Ne vazhdojmë të përsërisim se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, aftësi për të shkatërruar mjetet e terrorit në territorin e armikut, mbrojtjen e paketave dhe presion më të madh ndaj Rusisë. Kjo është kërkesa e postuar në X nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos