Lavrov kundër hetimit ndërkombëtar për Navalny, trupi i tregohet nënës së tij: Duan ta varrosin në fshehtësi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 18:37 | Bota

Lavrov kundër hetimit ndërkombëtar për Navalny, trupi i

Trupi i Alexei Navalny iu tregua sot nënës së tij, por autoritetet ruse ende nuk pranojnë t'ia dorëzojnë atë familjes. Kështu shkruan në X, zëdhënësja e ekipit Navalny, Kira Yarmysh.

Nëna e Alexei Navalny tha se në dokumentet mjekësore që i janë treguar, thuhet se kundërshtari i fortë i Putinit ka vdekur për shkaqe natyrale. Por sipas zëdhënëses, Times mblodhi elemente që tregonin se Navalny u vra me një teknikë të KGB-së me një grusht në zemër.

“Ata duan të varrosin Aleksei Navalny në fshehtësi, pa i dhënë atij mundësinë e lamtumirës së fundit”, tha në rrjetet sociale Kira Yarmysh.

Autoritetet, të cilat ia treguan trupin nënës për herë të parë, "po e shantazhojnë atë" sepse "me urdhër të Kremlinit, ata po vendosin kushte se ku, kur dhe si të varroset Alexei".

“Sapo u largova nga ndërtesa e Komitetit Hetues të qytetit të Salekhar, ku kalova pothuajse një ditë të tërë vetëm, pa ndihmë ligjore”, thotë nëna e Navalny në video.

“Dje në mbrëmje më çuan në morg, më treguan djalin, më thanë se i kishin përcaktuar shkaqet e vdekjes, ishin gati të gjitha dokumentet mjekësore dhe ligjore dhe unë firmosa deklaratën e vdekjes. Në bazë të ligjit dueht të ma japin menjëherë Alexei, gjë që ata nuk e bënë", tha ajo.

 “Vënë kushte, më shantazhojnë, më thonë se ku, si dhe kur duhet varrosur Aleksei: ky nuk është ligji, vijnë urdhra, nga Kremlini apo nga Komiteti Qendror Hetimor, duan që gjithçka të bëhet në fshehtësi, pa ceremoni, ata duan të më çojnë në fund të një varreze, të më tregojnë një varr të sapo hapur dhe të më thonë: ja ku është djali yt, nuk jam dakord, dua që të kem mundësi për t'i thënë lamtumirë djalit tim, për të gjithë ata që e donin dhe vdekja e të cilit ishte një tragjedi personale. Po e incizoj këtë video sepse filluan të më kërcënojnë duke më parë në fytyrë dhe duke më thënë se nëse nuk jam dakord për një varrim të fshehtë, do të ndodhë diçka me trupin e djalit tim. Nuk dua kushte të veçanta, dua çdo gjë të bëhet sipas ligjit, kërkoj që të ma japin trupin e djalit tim”, thotë në video Lyudmila Navalnaya.

Ndërkohë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur kundër një hetimi ndërkombëtar për vdekjen e Navalny-it.

“Për Navalny, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët tona të brendshme, duke marrë parasysh atë që ata bënë me Julian Assange . Ne hedhim poshtë një hetim ndërkombëtar për vdekjen e tij. Ne do ta mendojmë vetë. Kjo është arrogancë. Këto janë forma të neokolonializmit. Askush nuk e di se çfarë i është bërë Navalny në Gjermani. Ata thanë se ai ishte helmuar dhe na akuzuan. Por ata nuk na lejuan akses në analizat e tij të gjakut: e pahijshme dhe e padrejtë", tha ministri i Jashtëm Serghei Lavrov në një konferencë për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos