Lituania ka rritur sigurinë rreth lidhjes elektrike të vendit me Poloninë, përpara një shkëputjeje të planifikuar të sistemeve të saj të energjisë nga një rrjet i epokës sovjetike të përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Sipas mediave të huaja, kryeministri i Lituanisë Gintautas Paluckas tha se qeveria i kishte kërkuar Policisë të ruante lidhjen me Poloninë pas përpjekjeve për të ndërprerë shkëputjen e planifikuar.
"Ne shohim përpjekje shumë të qarta nga kundërshtarët për të prishur këtë proces. Kjo është arsyeja pse ne po marrim hapa për të mbrojtur infrastrukturën tonë," tha ai, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se tre dekada pas ndarjes nga ish-Bashkimi Sovjetik, Lituania ende varet nga Rusia për të siguruar një sistem të qëndrueshëm energjetik.
Por ajo ka bërë thirrje për një shkëputje që nga viti i kaluar, duke thënë se Rusia është e pasigurt dhe një vend agresor, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)