Rreth 430 persona nga Vlora nisen drejt protestës së PD-së në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2026, 09:54 | Politikë

Rreth 430 persona nga Vlora nisen drejt protestës së PD-së

Rreth 330 persona janë regjistruar pranë degës së Partisë Demokratike në Vlorë për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga opozita në Tiranë. Ndërkohë, rreth 80 deri në 100 persona të tjerë pritet të nisen nga degët e PD-së në Selenicë dhe Himarë.

Sipas informacioneve nga dega e PD-së në Vlorë, organizimi konsiston kryesisht në regjistrimin e personave që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë dhe nisjen e tyre drejt kryeqytetit me automjete personale. Për qytetarët që nuk disponojnë mjete transporti, është organizuar udhëtimi me automjete të personave të tjerë të regjistruar.

Nisja nga Vlora është planifikuar të bëhet mes orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Sipas të njëjtave burime, numri i pjesëmarrësve nga Vlora është rreth 100 persona më i lartë krahasuar me protestat e mëparshme. Një tjetër element i këtij organizimi është regjistrimi edhe i qytetarëve që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, por që kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar protestës.

Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që do të udhëtojnë nga Vlora dhe zonat përreth pritet t’i bashkohen edhe protestës së studentëve, e cila do të zhvillohet më vonë gjatë ditës në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos