Masa të shtuara në Qafë Thanë para protestës në Tiranë, kontrolle të imtësishme ndaj automjeteve

Nga Artin Halili
24 Tetor 2026, 09:18 | Aktualitet

Masa të shtuara në Qafë Thanë para protestës në

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet dhe janë vendosur masa të rrepta për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në këtë pikë kufitare janë dislokuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjete.

Kontrollet po kryhen për shkak të dyshimeve se udhëtarët mund të transportojnë sende të ndaluara dhe se mund t'i bashkohen protestës së thirrur në Tiranë.

Burimet shtojnë se kishte të dhëna se grupe të caktuara shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut do të udhëtonin drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestë, ndërsa dyshohej se mund të kishin me vete edhe sende të ndaluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos