Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur në Nepal gjatë demonstratave kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur rrjetet sociale.
Përleshje të ashpra janë raportuar mes protestuesve dhe forcave të rendit. Mijëra njerëz iu përgjigjën një thirrjeje të organizatorëve të protestës, të cilët e quajnë veten si Gjenerata Z, ndërsa u mblodhën afër ndërtesës së parlamentit në Katmandu.
Zemërata e tyre nisi pas një vendimi të qeverisë për të ndaluar platforma si Facebook, X dhe YouTube. Ministri i komunikimit i ka thënë medias BBC se policia u detyrua të reagojë ashpër ndaj dhunës së protestuesve, shkruan A2 CNN.
Qeveria arsyeton vendimin e mbylljes së rrjeteve sociale duke pretenduar se po luftojnë lajmet false, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimin online. (A2 Televizion)