Larg marrëdhënieve Rusi-Kinë, ministri i Jashtëm i Ukrainës do të vizitojë Hungarinë këtë javë mes tensioneve midis dy vendeve.
Sipas mediave të huaja, marrëdhëniet midis Budapestit dhe Kievit janë dëmtuar nga konfliktet mbi të drejtat e pakicave në Ukrainë.
Hungaria merr pjesën më të madhe të energjisë nga Rusia dhe ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gjithashtu e ka kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 dhe Vladimir Putin tha se Moska "nuk e kundërshtoi kurrë këtë".
"Sa i përket NATO-s, kjo është një çështje tjetër", shtoi ai, përcjell A2 CNN.
"Qëndrimi ynë këtu është i njohur mirë: ne e konsiderojmë këtë të papranueshme për veten tonë", tha ai më tej. (A2 Televizion)