Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep ekskluzivisht lajmin për 'Off the Record'

Nga A2 CNN
8 Mars 2025, 22:42 | Bota

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës

Liderja e opozitës bjelloruse, Veronika Tsepkalo ka zbuluar në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, se lideri diktatorial i Minskut, Aleksandr Lukashenko është i sëmurë.

Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, Tsekalo tha se Lukashenko nuk do të heq kurrë dorë me vullnetin e tij të lirë nga pushteti, pasi synon ta drejtojë Bjellorusinë deri në vdekje.

“Lukashenko asnjëherë nuk ka për ta lënë pushtetin vetë. Ky është ai lloj personi që nuk e lëshon pushtetin., Para këtyre zgjedhjeve patëm edhe disa thashetheme edhe midis opinioneve politike dhe liderëve se ai do të caktonte dikë nga rrethi i tij për tu bërë presidenti i ardhshëm, por duhet të kuptoni psikologjinë e tij. Ai është ai lloj personi që asnjëherë nuk ka për ta lënë pushtetin. Ai do të vdesë në këtë pozitë. Ai do që të vdesë duke qenë President. Skenari i dytë që mund të ndodhë është që ai mund të vdesë nga ndonjë sëmundje. Sepse ka edhe informacione që ai është me të vërtetë shumë i sëmurë, por duke parë nivelin e mjekësisë nuk duhet të mbështetemi tek ky skenar. Por është vërtetë e vështirë për të luftuar me një person që është i përkushtuar që të jetë President deri në vdekje. Ndaj për ne është shqetësimi kryesor që t’i bëjmë sa më shumë presion pasi ai është duke dëmtuar vendin çdo ditë”, tha liderja e opozitës bjelloruse në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos