Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 22:04 | Bota

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës.

Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në muajin shtator, shkruan A2.

“Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës. Këtë vendim solemn do ta shpall në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtatorin e ardhshëm”, shkruan Macron në rrjetet sociale.

“Urgjenca sot është që të përfundojë lufta në Gaza dhe të shpëtohet popullsia civile. Paqja është e mundur. Franca do paqe në Lindjen e Mesme. Na takon neve, francezëve, bashkë me izraelitët, palestinezët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të tregojmë që kjo është e mundur”, shtoi kreu i shtetit francez.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos