Makina përmbyset në rrugë pas përplasjes, dy fëmijë shpëtojnë mrekullisht

Nga A2 CNN
13 Gusht 2024, 22:32 | Bota

Makina përmbyset në rrugë pas përplasjes, dy

Një video e dy fëmijëve të vegjël në mes të autostradës pas një aksidenti të tmerrshëm është bërë virale në rrjetet sociale.

Aksidenti ka ndodhur në Teksas, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa më pas janë përmbysur në rrugë. Një nga makinat është rrotulluar disa herë pas aksidentit, duke bërë që dy fëmijë të vegjël të dalin nga automjeti dhe të përfundojnë në rrugë.

Në video, dy fëmijët e vegjël me pelena duket në mes të rrugës, ndërsa një person vjen t’i ndihmojë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga ky aksident.

Ndërkohë, në rrjetet sociale shumë akuzojnë prindërit që nuk i kanë vendosur fëmijët në ndenjësen përkatëse të tyre.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos