''Marshim për njerëzimin!” Mijëra protestues në Sidney: Bebe po vriten, padrejtësi e madhe në Gaza

Nga Rosalba Bejdo
3 Gusht 2025, 14:28 | Bota

Dhjetëra mijëra demonstrues sfiduan shiun e dendur për të marshuar përgjatë urës ikonik, Harbour Bridge të Sidneit, duke kërkuar paqe dhe hyrjen e ndihmave humanitare na gaza, ku kriza humanitare vjen duke u përkeqësuar. Gati 2 vite pas nisjes së luftës, autoritetet palestineze pretendojnë se janë vrarë më shumë se 6 mijë persona, ndërsa organizatat humanitare thotë se mungesa e ushqimit po çon në uri të skajshme. 

Disa prej pjesëmarrësve në protestën e quajtur “marshim për njerëzimin”, mbanin postera dhe pankarta me simbolet e urisë.

“Padrejtësia më e madhe në botë; bebe po vriten. E për çfarë? Sepse ata janë të paaftë, nuk mundën të mbronin kufijtë e tyre. Prandaj po ndëshkojnë të gjithë botën tani veçanërisht palestinezë. Palestinë, jemi me ty….”, shkruan A2 CNN.

Mes pjesëmarrësve, ku shiheshin nga të moshuarit tek familjarët me fëmijë të vegjël ishte edhe themeluesi i Uikiliks, Julian Assange. Shume prej tyre mbanin çadra e valëvisnin njëkohësisht flamujt palestinezë, me thirrjen “Jemi të gjithë palestinezë” .

Policia bëri me dije se rreth 90mijë vetë kishin marrë pjesë në demonstratë, shumë më tepër nga ç’ pritej.

Ndërsa organizatorët folën për 300 mijë pjesëmarrës. Policia e Uellsit të ri jugor e kryeministri i shtetit u përpoq javën e kaluar të ndalonte mbajtjen e manifestimin në urën e famshme, me pretendimin se do të bllokohej qarkullimi.

Por Gjykata e Lartë vendosi të shtunën se protesta mund të zhvillohej. Mbi 1 mijë efektivë u angazhuan për të garantuar rendin, teksa përmasat e turmës kishin nxitur frikën për aksidente të mundshme. Por në fund, siç u bë e ditur në një konferencë për shtyp, nuk pati të lënduar, raporton A2 CNN.

Policia ishte pranishme edhe në Melburn ku u mbajt një marshim I ngjashëm. Presioni diplomatik ndaj izraelit është rritur javët e fundit. Franca dhe Kanadaja kanë thënë se do të njohin shtetin e Palestinës, epo ashtu Britania ka paralajmëruar të ndjekë shembullin nëse Izraeli nuk adreson krizën humanitare dhe nuk arrin armëpushimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos