Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës, gjysmëhëna e kuqe: Nuk është gabim, Izraeli e dinte

Nga Rosalba Bejdo
3 Gusht 2025, 14:07 | Bota

Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës,

Organizata e gjysmëhënës së kuqe akuzoi forcat izraelite se kishin sulmuar selinë e saj në Gaza, duke vrarë 1 punonjës e duke plagosur 3 të tjerë. Siç tha, sulmi kishte shkaktuar një zjarr te madh në godinë , gjatë orëve të para të së dielës. Duke e cilësuar sulmin në qytetin jugor të Khan Junis si të qëllimshëm, gjysmëhëna e kuqe sqaroi se selia qëndrore e saj njihet mirë nga ushtria Izraeli dhe se është e shënjuar qartë me emblemën e kuqe mbrojtëse.

“Ky nuk ishte një gabim. Përsërisim thirrjen për mbajtje përgjegjësie dhe mbrojtje të gjithë personelit tone”, deklaroi organizata. Forcat e mbrojtjes izraelite thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë sulm ajror ose me artileri në zonë, kur u pyet nga BBC lidhur me akuzat.

Një video e shpërndarë nga organizata në mediat sociale tregon godinën në flakë dhe të mbushur me re tymi, ndërsa imazhe të mëvonshme tregojnë dëme të mëdha në ndërtese, dhe njolla gjaku. Incidenti ndodh mes paralajmërimeve për përkeqësim të krizës në Gaza.

Sipas të dhënave të OKB, të paktën 1373 palestinezë janë vrarë teksa kërkonin ushqim, që prej fundit të Majit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos